Ann Linde(RTSh)

Ann Linde(RTSh)

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, njëherësh kryetarja e OSBE-së, Ann Linde deklaroi në Tiranë se vendimi për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit është hapi i duhur për Shqipërinë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Linde theksoi se Suedia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë dhe do të mbetet një partnere e angazhuar në përpjekjet për reformat evropiane duke përfshirë edhe bashkëpunimin dypalësh.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi se në BE ka një paqartësi lidhur me hapat e mëtejshëm të rajonit në procesin e integrimit. Dhe kjo paqartësi, sipas saj, krahas dëmit që i bën reputacionit të BE-së, dëmton edhe paradigmën mbi të cilën është ngritur stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Xhaçka tha se angazhimi aktiv i presidencës suedeze dhe vëmendja e treguar ndaj rajonit është një mesazh që sigurisht është lexuar siç duhet si një mesazh angazhimi e mbështetje. Ministrja Xhaçka rikonfirmoi vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe kontribut në multilaterizëm. (Elona)