Kopshtet komunitare ne Korçe( worldvisional)

Kopshtet komunitare ne Korçe( worldvisional)

Një nismë mjaft njerëzore ka marrë jetë në Bashkinë e Korçës. Kopshtet komunitare janë shndërruar jo vetëm në një atraksion të shtuar në qytet, por edhe një model suksesi i punës dhe kontributit për komunitetin.

Me mbështetje edhe të “World Vision”, Bashkia e Korçës u shprehu mirënjohje familjeve që me përkushtim dhe me shumë dashuri u kujdesën për kopshtet, prodhimet e të cilave i dhuruan në mencat sociale për njerëzit në nevojë.

Vitin e ardhshëm, projekti i kopshteve komunitare do të shtrihet dhe në zona të tjera të qytetit të Korçës si edhe në oborret e kopshteve dhe shkollave.

“Ato synojnë të krijojnë një model të solidaritetit shoqëror, se punët bëhen më mirë nëse jemi të gjithë bashkë e në mbështetje të njëri-tjetrit”, -thanë organizatorët. (Fatosi)