Florian Marku, republikapost

Florian Marku, republikapost

Kampioni i botës në IBF, boksieri shqiptar Florian Marku, do të organizojë vitin tjetër një ndeshje spektakël në Tiranë, kur metropoli shqiptar do të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili priti në një takim të hënën boksierin shqiptar.

Në mënyrë simbolike, ai i dhuroi kampionit shqiptar Kullën e Sahatit të Tiranës.

“Mezi e kam pritur këtë moment. Ftesa nga kryetari i bashkisë së Tiranës është diçka e madhe për mua. I falënderoj të gjithë shqiptarët për përkrahjen e madhe dhe mezi pres të rikthehem në Shqipëri, që të mbroj këtu titujt e mi, në një stadium gjigant”, -tha boksieri shqiptar.

Pak ditë më parë Florian Marku u shpall kampion bote në versionin IBF. Ai fitoi me pikë ndaj ukrainasit Maksim Prodan.

Gjatë karierës së tij Florian Marku ka fituar 9 ndeshje dhe ka barazuar 1. (Fatosi)