Pajisja inteligjente rrugore(Foto:Policia e shtetit)

Pajisja inteligjente rrugore(Foto:Policia e shtetit)

Në Shqipëri nisi monitorimi me pajisje inteligjente i qarkullimit automobilistik, i cili synon rregullimin e qarkullimit dhe minimizimin e aksidenteve automobilistike.

Zyrtarë të lartë të policisë rrugore shqiptare njoftuan se 11 pajisje të tilla do të funksionojnë në gjithë vendin.

Pajisjet mund të monitorojnë qarkullimin në rrugët e vendit ditën dhe natën, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon, etj.

Pajisja kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Gjoba u dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.

Autoritetet shqiptare thonë se ky është një hap cilësor në shërbimin e qarkullimit rrugor, duke rregulluar kështu dhe marrëdhëniet problematike mes policisë rrugore dhe drejtuesve të mejteve. Përdorimi i këtyre pajisjeve do të ndihmojë edhe pakësimin e aksidenteve rrugore që në Shqipëri kanë bilanc lufte.

Sipas statistikave në vitin 2020, numërohen 1234 aksidente, me 147 persona të vrarë apo të plagosur. (Fatosi)