Foto:Monitor

Foto:Monitor

Ndërsa kriza energjitike ka filluar të japë pasojat e para në Shqipëri, revista “Monitor” shkruan se shqiptarët shpenzojnë rreth 1.2 miliardë euro në vit për energji e karburante.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it për vitin 2019, një familje shqiptare shpenzon 41.3% të totalit për ushqime (më e larta në Evropë), rreth 10% për shpenzime për “banesën, ujë, energji elektrike, qira” dhe gati 6% për transport.

Në total rreth 57% e buxhetit shkojnë për mbulimin e nevojave të domosdoshme.

Për familjet e varfra kostoja e një rritjeje tjetër të ushqimeve dhe shërbimeve utilitare është e papërballueshme, shkruan “Monitor”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se përgjegjësia dhe detyra numër një e qeverisë shqiptare, është të mbrojë medoemos dhe sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël. (Fatosi)