Kyriakos Mitsotakis, pappaspost

Kyriakos Mitsotakis, pappaspost

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kjo bëhet e ditur në një deklaratë të dalë nga zyra e tij e shtypit dhe që i referohen disa media shqiptare.

“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Ljubjanës", -bën të ditur deklarata.

"Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja. Gadishulli Ballkanik është europian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes Evropës”, -thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit grek.

Kur ishte në opozitë, partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër Marrëveshjes se Prespës për ndryshimin e emrit, që i hapi rrugën Shkupit zyrtar për t’u bashkuar me BE-në. Megjithatë, pas marrjes së pushteti ai bëri një kthesë të fortë dhe e mbështeti plotësisht perspektivën evropiane të shtetit fqinj. (Fatosi)