Kontrollet e kufirit grek (Foto:NationalWorld News)

Kontrollet e kufirit grek (Foto:NationalWorld News)

Greqia ka refuzuar një kërkesë nga Bashkimi Evropian për të krijuar një proces të pavarur për të monitoruar kontrollet kufitare dhe emigracionin e paligjshëm, shkruan “Zëri i Amerikës”.

Refuzimi grek thuhet se ka zemëruar BE-në, që ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj Athinës zyrtare për praktikën e saj të dyshuar si ilegale në refuzimin e emigrantëve.

Refuzimi mund të rrezikojë miliona dollarë në mbështetjen financiare që i duhet Greqisë për të rritur aftësitë e saj në parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

Greqia ka shtuar patrullat përgjatë bregut të Detit Egje dhe ka ngritur një mur çeliku masiv përgjatë kufijve të saj tokësorë me Turqinë, për të shmangur një valë të re emigrantësh.

Udhëheqësit grekë po shqyrtojnë gjithashtu krijimin e barrierave lundruese përgjatë rrugës ujore të Egjeut që ndan Greqinë dhe Turqinë.

Dhe me Perëndimin duke u përgatitur për një eksod të ri emigrantësh nga Afganistani, Greqia njofton se po përgatit një fushatë të madhe mediatike për të bërë të ditur se nuk po lejon më kalimin e lirë për personat që hyjnë ilegalisht. (Fatosi)