Qilimi shqiptar, UBT News

Qilimi shqiptar, UBT News

Me projektin dhe realizimin e “Qilimi shqiptar” të arkitektit Hernandez, qyteza e Shirokës në breg të liqenit të Shkodrës, fitoi çmimin e parë në “Loop Design Awards 2021” në kategorinë “Peizazh/hapësira publike”, shkruan “ATSH”.

Këtë vit konkurruan për çmime 650 projekte nga 50 vende të botës.

Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çative të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire parking publik.

Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2. (Fatosi)