Çmimi i bukës, RTSh

Çmimi i bukës, RTSh

Autoriteti i Konkurrencës vendosi mos të gjobisë asnjë kompani mielli, pas rritjes së çmimit të bukës ditët e fundit. Zv/kryeministri shqiptar Arben Ahmetaj deklaroi se e respekton këtë vendim, duke e cilësuar një institucion profesionistësh.

“Vendimi që ata kanë votuar, që nuk ka monopol në tregun e miellit dhe që nuk ka marrëveshje horizontale, siç referohet teknikisht në këto raste, besoj se vjen pas një hetimi të thellë të situatës. Kjo gjë ka sjellë dhe votimin me përgjegjshmëri institucionale, qytetare dhe profesionale”, deklaroi dy i qeverisë shqiptare, citon “RTSH”.

Vendimi i AK-së bie ndesh me opionin publik, për të cilët shihet si rritje abuzive e çmimit të miellit, që solli për pasojë edhe shtrenjtimin e bukës. (Irma)