Ministrja Manastirliu, ATSh

Ministrja Manastirliu, ATSh

Qeveria shqiptare synon të rrisë edhe më tej disponibilitetin e vaksinave, duke e çuar në 3 milionë dozat e vaksinave brenda vitit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financave, se nëpërmjet nismës Covax pritet të mbërrijnë edhe dy dërgesa të konsiderueshme të vaksinave brenda vitit, citon “ATSH”.

“Nëpërmjet instrumentit të Covax tashmë jemi lajmëruar që në muajin tetor do të kemi edhe 188 mijë doza vaksine që mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet këtij instrumenti, ku Shqipëria ka parapaguar rreth 4 milionë dollarë. Ndërkohë që pritet që sërish nëpërmjet instrumentit Covax të mbërrijnë dhe rreth 370 mijë vaksina të cilat janë gjithashtu planifikuar për të mbërritur brenda këtij viti”, -tha Manastirliu.

Minisrtrja e Shëndetësisë tha se qeveria shqiptare ka vendosur 36 milionë dollarë në dispozicion për blerjen e vaksinave. Ajo theksoi se përqindja e popullatës së vaksinuar me një dozë ka arritur në 44%, ndërsa me dy doza është drejt 36% e popullatës target +18 vjeç. (Irma)