Ahmetaj, Ibrahimaj, monitor

Ahmetaj, Ibrahimaj, monitor

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje me 18% në tremujorin e dytë, duke e bërë kështu rritjen më të lartë në rajon, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, gjatë një konference të përbashkët me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Sipas ministres Ibrahimaj, kjo rritje zbut masivisht efektet tronditëse të pandemisë dhe hap një perspektivë shumë inkurajuese për mbylljen e vitit 2021 me shërimin e plotë të plagëve të vitit të shkuar në ekonomi.

Ministrja theksoi se kontribuesit kryesorë në rritjen e fortë të ekonomisë janë industria, tregtia dhe ndërtimi, duke konfirmuar përmirësimin e ndjeshëm të aktivitetit ekonomik, falë reformave, mirëqeverisjes ekonomike dhe rikthimit të të gjitha vendeve të humbura të punës vitin e kaluar. (Irma)