foto nga VCG

foto nga VCG

Rritja e dërgesave të parave nga emigrantët në fillim të vitit shihet si diçka pozitive nga ana e ekspertëve, për shkak të peshës së madhe që ato zënë në ekonomi. Sipas Bankës Botërore, vitin e kaluar remitancat përbën 9.9% të GDP-së shqiptare, një shifër e lartë, por në rënie të vazhdueshme vitet e fundit, citon “A2”.

Por për të shfrytëzuar maksimalisht këtë ndihmë të madhe në ekonomi, sipas ekspertëve, ato duhen kanalizuar në investime dhe mos të shkojnë vetëm për konsum.

Sipas ekspertëve, është një zhvillim pozitiv sepse i jep forcë aftësisë paguesve të familjeve jo vetëm për nevojat e tyre, por edhe si kapital për investime ose biznese të vogla, që gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme.

Një problem për dërgesat e emigrantëve, sipas Bankës së Shqipërisë, është edhe kostoja e lartë e dërgimit të tyre përmes kanaleve zyrtare si bankat apo institucionet e transfertave monetare.

Dërgesat e emigrantëve ndihmojnë çdo vit rreth 26% të familjeve shqiptare dhe janë një burim i rëndësishëm të ardhurash veçanërisht në qarqet më të varfra të vendit. (Irma)