Investimet në energjetikë vijojnë të kryesojnë në totalin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri edhe në 6-mujorin e parë të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë, së cilës i referohet “ATSH”.

Sipas BSH-së, investimet e huaja në këtë sektor shënuan vlerën e 42 milionë eurove, në gjysmën e parë të vitit 2021. Ndërsa fitimet e riinvestuara zunë një peshë të konsiderueshme në totalin e Investimeve të Huaja Direkte.

Ky sektor po diversifikon investimet në energjinë e rinovueshme krahas energjisë hidrike duke u bërë kështu sektor potencial me rritjen më të qëndrueshme të zhvillimit dhe investimeve private të huaja.

Në prodhimin e energjisë hidrike, ndër veprat më të mëdha janë në kaskadën e lumit Devoll nga norvegjezët e “Statkraft’ dhe në lumin Fan nga kompania turke “Ayen Energy”. (Fatosi)