Foto:gazetamapo

Foto:gazetamapo

Për herë të parë shkollat në kryeqytetin shqiptar do të kenë një administrator për mirëmbajtjen. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi që zhvilloi me drejtuesit e institucioneve arsimore.

“Kemi zyrtarizuar një rol të ri, që është roli i administratorit të shkollës. Nuk ka më asnjë arsye pse drejtori i shkollës të merret me menaxhimin. Po ashtu edhe mësuesit mund të fokusohen vetëm te mësimi”, -deklaroi Veliaj, citon “Tvklan”.

Veliaj premtoi rritjen e sigurisë nëpër shkolla. Sipas kryebashkiakut, disa rrugë afër shkollave gjatë orarit mësimor do të kthehen në pedonale. (Irma)