Orban(Foto:ATSH)

Orban(Foto:ATSH)

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se rajoni i Ballkanit mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për rifillimin e Bashkimit Evropian, i cili mund të bëhet një motor i mirëfilltë ekonomik.

“Së bashku me vendet e Grupit të Vishegradit, Ballkani është i aftë të formojë një rajon ekonomikisht shumë të rëndësishëm në Evropë. Për këtë është i rëndësishëm përshpejtimi i rrugës së integrimit evropian i këtyre vendeve të rajonit”, theksoi Orban, citon “ATSH”.

“Vendet e Ballkanit nuk duhet të bëhen zona fërkimesh, por ato duhet të integrohen në Bashkimin Evropian”, -deklaroi Orban në një konferencë të kryetarëve të Parlamenteve të Grupit të Vishegradit. (Irma)