filmi shqiptar ne Oscar, foto fb zyrtar ministrja e Kultures
Shqipëria zgjodhi filmin “Dy Luanë drejt Venecias” për të konkurruar në Çmimet “Oscar”.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila i uroi suksese filmit shqiptar.
“Filmi “Dy Luanë drejt Venecias” me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji, prodhuar nga shtëpia kinematografike “EJF FILM”, do të konkurrojë në International Feature Film Award, edicioni i 94-t”, -shkroi ministrja Margariti në një postim zyrtar në rrjetet sociale.
Filmi flet për aventurën e dy kineastëve shqiptarë, rrugës për në Festivalin e Venecias, ku takojnë papritur dy aktore italiane të filmave për të rritur. Këtu përplasen botëkuptime të ndryshme, që sjellin të papritura. Bëhet fjalë për një udhëtim me synime madhështore dhe me pikëmbërritje groteske. (Irma)