Këngëtarja Elhaida Dani vjen këtë herë me nje mini album në gjuhën shqipe. Një projekt shumë i dashur për të, që dhe mezi priste ta përcillte për publikun shqiptar. Këngët, e prezantuara edhe me videoklipe janë "Zanin", "Hajmali" dhe "Jam betu".

Artisti i famshëm italo-francez Riccardo Cocciante ishte i pranishëm në Tiranë në promovimin e mini albumit “Zanin” të këngëtares Elhaida Dani, në shqip .

Cocciante ka shprehur mbështetjen e tij për albumin në gjuhën shqipe të këngëtares së suksesshme Elhaida Dani. Gjatë një interpretimi të këngëtares ai u ngjit në skenë ku theksoi se nuk është orator, por dy fjalë do t’i thoshte për Elhaidën. Ai u shpreh se: “Bashkëshortja e bindi që duhej të vinin” .

Cocciante theksoi se ka qenë si kumbari i saj që nga fillimi kur Elhaida u prezantua në Itali, por edhe fitoi trofeun e spektaklit të talenteve të reja “The Voice” pavarësisht se nuk ishte italiane, por tregoi se nuk kishte rëndësi etnia se sa talenti. Elhaida Dani vendosi t’i dhurojë publikut shqiptar një album, me titull “Zanin”.

Këngëtarja Elhaida Dani ka qëndruar në Shqipëri muajt e fundit, duke u angazhur me këtë projekt kaq të rëndësishëm për karrierë e saj artistike, por vetëm këtë javë e zbuloi këtë suprizë për publikun.