Ermal Meta me fanellen e kuqe

Ermal Meta me fanellen e kuqe

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta ka mbajtur një koncert në “Air Albania” mbrëmjen 17 shtatorit. Ai ka performuar disa nga këngët e tij më të njohura si; “Vietato Morire”, “Un milione di cose da dirti”, “Non mi avete fatto niente” (kënga fituese në Sanremo në duet me Fabrizio Moro të cilët prezantuar Italinë në Eurovizion në vitin 2018 duke u pozicionuar në vendin e tretë), etj. Gjithashtu ashtu si edhe kishte premtuar, Ermal Meta këndoi edhe në gjuhën shqipe këngën e kantautorit Ardit Gjebrea “Jon” (fituese e Festivalit të ’30 të këngës në Rtsh, viti 1991). Një surprizë shumë e bukur për publikun ishte shfaqja në stadium e Ermal Metës me fanellën e kombëtares shqiptare me nr 10, që mbante emrin e tij. Është hera e parë në Europë që bëhet një koncert i tillë me distance dhe pjesëmarrje të kufizuar, duke u ndjekur nga 7 mijë qytetarë, nën masa sigurie, ku vetëm 30 për qind e kapacitetit të stadiumit “Air Albania” u rezervua me bileta falas të publikuara online. Kanë qenë të shumtë qytetarët dhe fansat e Ermal Metës, të cilët mbetën jashtë stadiumit, pasi në kushtet e pandemisë publiku u vendos në distanca sociale nën masat anti-Covid.

Ky është koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet, nga Ambasada Italiane, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia Tiranë. Artisti Ermal Meta interpretoi mbi dy orë live, por edhe duke luajtur në instrumentin e pianos dhe kitarës, ndërsa këndonte.

Ermal Meta i shkriu të gjitha energjitë në skenë, ndonëse për të ishte hera e parë që realizonte një koncert në stadium. Të pranishëm në koncert ishin dhe familjarët e tij, të cilëve në fund të koncertit u kushtoi këngën “Caruso”. Pas koncertit Ermal Mata pushoi në bregdetin shqiptar, ku nuk kanë munguar edhe postimet e fotove të tij nga brigjet shqiptare.