Mentor Haziri

Mentor Haziri

Këngëtari Mentor Haziri menjëherë pas publikimi të materialit më të ri muzikor me titullin “Sonte”, të cilën e prezantoi edhe me videoklip, me tekst nga vetë këngëtari dhe muzikë nga Gent Myftaraj, sjell një tjetër lajm për publikun. Në një postim në rrjetet sociale ai i pyet fansat e tij: Si thoni… të marr pjesë në Festivalin e këngës në RTSH këtë vit? Dhe komentet ishin nga më pozitivet.

Ai pret të marr pjesë në Festivalin e ’60-të të këngës në RTSH me një këngë për pandeminë, si një mesazh dhimbjeje për ata që humbën jetën, por dhe shprese. Në një komunikim këngëtari theksoi se; “Më kërkuan të njëjtën këngë për të prezantuar shtetin e Irlandës, por unë zgjodha ta këndoj këtë këngë në Shqipëri në këtë festival jubilar”. Kujtojmë se Mentor Haziri ka qenë konkurent në Festivalin e 46-të të këngës në RTSH me grupin “Kthjellu” ku interpretuan këngën “Dhoma”.