Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile Haki Çako dhe prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Manaj, ishin pjesë e një takimi për të analizuar situatën e zjarreve që përfshiu këtë qark gjatë stinës së verës.

Çako deklaroi se pavarësisht mbështetjes logjistike dhe angazhimit të strukturave në terren, Shqipëria është e papërgatitur për të përballuar si duhet rastet e zjarreve, citon “A2”.

Sipas Çakos, po hartohen projekte jo vetëm për përmirësim të pajisjeve teknike, por edhe të trajnimit të efektiveve zjarrfikës.

Edhe prefekti Manaj vuri në dukje disa mangësi, që kanë të bëjnë me organizmin e punës nga bashkia dhe mospajisjen si duhet të efektivëve e zjarrfikësve. (Irma)