Vetëm 20% e shqiptarëve janë vaksinuar me dy doza dhe as që mund të diskutohet doza e tretë të paktën për këtë vit.

Federata “Mjekët shqiptarë në Evropë” bëjnë thirrje për rritje të numrit të të vaksinuarve, në të kundërt është i pamundur kthimi në normalitet, transmeton “Top Channel”.

Megjithatë, mjekët janë skeptikë për kthimin në normalitet në Shqipëri, pasi masat mbrojtëse kundër Covid 19 nuk respektohen në masë. Pikërisht për shkak të mosrespektimit, ashtu sikurse edhe numrit të ulët të të imunizuarve me doza të plota vaksinash, shifrat e të prekurve nga varianti Delta kanë shënuar rritje javët e fundit.

Federata e mjekëve shqiptarë në Evropë është shprehur po ashtu pro vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç me vaksinat e miratuara nga EMA dhe FDA. (Elona)