<![CDATA[CMG-ja: ShBA-ja nuk duhet të përsëritë gabimet në problemin e Tajvanit]]>

Lidhur me vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi në Tajvan të Kinës, zyrtarët e lartë amerikanë shpifën se pala kineze "reagoi në mënyrë të tepruar" dhe "shkaktoi krizë në marrëdhëniet kino-amerikane", duke ia hedhur përgjegjësinë e tyre për përshkallëzimin e tensioneve në ngushticën e Tajvanit palës kineze. Për më keq, politikanët amerikanë vazhduan vizitat në Tajvan, duke e acaruar edhe më tej gjendjen në ngushticën e Tajvanit.

Kur i hedh një vështrim kësaj krize në ngushticën e Tajvanit, çdo njeri pa paragjykime mund të shikojë qartë se ajo është planifikuar dhe provokuar nga pala amerikane, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Për interesat vetjake politike, Nancy Pelosi nguli në këmbë për vizitën në Tajvan, me planifikimin e bashkëpunimin e fshehtë të qeverisë amerikane, duke shkelur seriozisht parimin e "Një Kine" dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe duke cenuar seriozisht sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës. Pekini e shprehu vazhdimisht kundërshtimin e vet përpara vizitës dhe theksoi rreziqet që sillte ajo.

Në të njëjtën kohë, edhe përfaqësues të opinionit publik ndërkombëtar paralajmëruan për krizën e madhe që do të shkaktonte vizita e Pelosit në Tajvan. Ish-kryeministri i Australisë Paul Keating vuri në dukje se është shumë e vështirë që ta imagjinohet "një veprim më i pamatur dhe më provokues" se ky. Sipas tij, nëse situata keqgjykohet dhe trajtohet në mënyrë të papërshtatshme, siguria, lulëzimi dhe rendi në rajon e në mbarë botën do të vuajnë pasoja katastrofike.

Ligji ndërkombëtar i jep çdo vendi të drejtën e ruajtjes së sovranitetit dhe të tërësisë territoriale, si edhe të parandalimit të ndërhyrjeve të jashtme. Përballë provokimeve të palës amerikane, pala kineze nuk ka zgjedhje të tjera përveçse të kundërpërgjigjet, vijon komenti i CMG-së. Mbi 170 vende dhe organizata ndërkombëtare ritheksuan këmbënguljen e tyre në ndjekjen e politikës së "Një Kine" dhe mbështetjen ndaj palës kineze për ruajtjen e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale. Ish-sekretari amerikan i Shtetit Henry Kissinger u shpreh në një intervistë se vizita e Nancy Pelosit në Tajvan është një "sjellje e pamençur" dhe një shembull i përpjekjeve për t'i trajtuar problemet nëpërmjet kundërvënies.

Përveç kësaj, pala amerikane pretendon se Kina ka krijuar të ashtuquajturin "normalitet të ri" nëpërmjet kësaj krize dhe se ka shfaqur aftësi kërcënuese ushtarake ndaj Tajvanit. Në fakt, Tajvani është një pjesë e territorit të Kinës. Përballë provokimit të jashtëm, ushtria kineze bëri manovra në hapësirën detare përkatëse, me qëllim zbatimin e misionit të dhënë nga Kushtetuta e vendit, Ligji kundër Përçarjes Kombëtare dhe dokumente të tjera, mbyllet komenti i CMG-së. (Xu Guang)

]]>