Foto:Xinhua

Me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes, një ekspozitë fotografike e titulluar "Jiangxi e bukur, duke i treguar botës hijeshinë e saj" u hap të hënën në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës.

Veprimtaria dyjavore, e organizuar nga Ambasada Kineze në Bullgari dhe Zyra e Punëve të Jashtme të provincës Jiangxi, përmban 60 postera me informacione dhe foto rreth ekologjisë, kulturës, historisë, ekonomisë dhe jetës moderne të provincës Jiangxi të Kinës lindore, bën të ditur “Xinhua”.

“Shpresojmë që përmes kësaj ekspozite fotografike, njerëzit të kenë një kuptim më të mirë të Jiangxi-t”,- thanë organizatorët. (Elona)