Foto:VCG

Foto:VCG

Vala aktuale e Covid 19 në Hainan të Kinës jugore ka arritur një pikë kthese, me infeksionet e reja në rënie për katër ditë rresht, tha të hënën selia anti-epidemike e provincës ishullore. Provinca raportoi 232 raste të reja të konfirmuara Covid 19 dhe 535 raste asimptomatike të dielën. Ndërkohë Hainan vazhdon të ndihmojë vizitorët e bllokuar të kthehen në shtëpi. Nga 9 gushti deri të dielën ishin larguar gjithsej 165.737 vizitorë, shumica prej tyre me avion dhe anije, bën të ditur “Xinhua”.

Hainan regjistroi 7,376 raste të konfirmuara Covid 19 dhe 10,471 raste asimptomatike midis 1 dhe 21 gushtit. (Elona)