Foto: VCG

Foto: VCG

Kina do të shtojë përpjekjet për të përmirësuar kujdesin dhe mbrojtjen e ofruar për oficerët e policisë dhe do të sigurohet që përpjekjet e tyre të kompensohen siç duhet, tregon një dokument i sapopublikuar.

Dokumenti, i publikuar nga komiteti i Partisë Komuniste të Kinës, i Ministrisë së Sigurisë Publike, bën thirrje për më shumë përpjekje për të mbrojtur nderin e oficerëve, për të mbrojtur shëndetin e tyre fizik dhe mendor dhe për të zbatuar në mënyrë efektive politikat përkatëse preferenciale, citon “Xinhua”.

Aktivitetet e nderit, të tilla si ceremonitë e promovimit dhe çmimeve, ceremonitë e betimit të inaugurimit dhe të daljes në pension, duhet të organizohen më mirë, thotë dokumenti.

Në të gjithashtu vihet në dukje se në raste të veçanta, siç janë festat dhe Dita e Dëshmorëve, duhet të bëhen vizita të rregullta te dëshmorët e policisë dhe familjet e tyre, si dhe te oficerët e policisë që vuajnë nga lëndime ose paaftësi.

Në dokument thuhet se sulmi ose poshtërimi i punonjësve të policisë duhet të ndëshkohen ashpër në përputhje me ligjin.

Dokumenti bën thirrje gjithashtu për t'u siguruar oficerëve të policisë akses më të lehtë në shërbimet mjekësore.

Fëmijët e policëve të lënduar, me aftësi të kufizuara ose të vdekur duhet të marrin shkollim të subvencionuar në mënyrë të përshtatshme. Ata dhe anëtarët e familjeve të tyre duhet të gëzojnë gjithashtu politika preferenciale, shton dokumenti. (Elona)