Hidrocentrali Nyingchi në Rajonin Autonom të Tibetit në Jugperëndim të Kinës/ CFP

Hidrocentrali Nyingchi në Rajonin Autonom të Tibetit në Jugperëndim të Kinës/ CFP

Kina do të drejtojë hartimin e standardit të parë ndërkombëtar për sistemin e energjive të reja, bëri të ditur Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC) në Forumin për Standardin Ndërkombëtar 2022, që u zhvillua në qytetin e Nankinit të provincës Jiangsu të Kinës Lindore.

Sistemi i Energjive të Reja, ndryshe nga sistemi me burimet tradicionale energjetike si qymyrguri etj., bazohet në bartës të energjisë si era, drita, atomi dhe biomasa. Ai është një metodë kryesore për nxitjen e transformimit drejt energjisë së pastër e me shkarkim të ulët dhe për realizimin e objektivave të arritjes së kulmit dhe asnjanësimit të karbonit.

Baza e energjisë fotovoltaike në qytetin Wenzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore/ CFP

Baza e energjisë fotovoltaike në qytetin Wenzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore/ CFP

IEC-ja tha të shtunën se Kina është radhitur në vendin e parë të botës për shumë vjet me radhë për kapacitetin e instaluar dhe prodhimin e energjive të reja. Kina po ashtu është udhëheqëse në botë edhe për përmasën e industrisë dhe të tregut për energji si ajo e erës e fotovoltaike dhe për bateritë e litiumit.

IEC-ja shpalli se do të përfshijë konceptet të paraqitura nga Pekini në planin strategjik të kësaj organizate, përfshirë kulmin e lëshimit të karbonit e asnjanësimin e karbonit, transformimin energjetik dhe sistemin e energjisë pa lëshim karboni.