Duke iu përgjigjur në një konferencë shtypi të martën pyetjes për vizitën e guvernatorit të shtetit amerikan të Indianës Eric Holcomb në rajonin e Tajvanit, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha se pala kineze ka bërë një demarsh serioz pranë palës amerikane lidhur me këtë.

Tajvani është pjesë e pandarë e territorit të Kinës dhe çështja e Tajvanit ka qenë gjithmonë problemi më thelbësor dhe më delikat në marrëdhëniet kino-amerikane, theksoi zëdhënësi i diplomacisë kineze. Pala kineze kundërshton me vendosmëri kontaktet zyrtare të ShBA-së me Tajvanin në çfarëdo forme dhe në çfarëdo emri.

Zëdhënësi i bëri thirrje palës amerikane të respektojë rreptësisht parimin e “Një Kine” dhe dispozitat përkatëse të tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane dhe të ndalojë kontaktet zyrtare të të gjitha formave me Tajvanin. (Wang Lei/ Artan)