Konferenca Globale e Ekonomisë Digjitale, 28 korrik 2022 në Pekin/ CFP

Konferenca Globale e Ekonomisë Digjitale, 28 korrik 2022 në Pekin/ CFP

Kina po nxit në mënyrë të gjithanshme negociatat për t'u përfshirë në Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Digjitale (DEPA), bëri të ditur të hënën Ministria e Tregtisë.

Njoftimi pason krijimin së fundi të grupit të punës për pranimin e Kinës në marrëveshjen e parë rajonale për ekonominë digjitale në botë.

Nëntorin e vjetshëm, Kina paraqiti një kërkesë për t'iu bashkuar DEPA-s, një lloj i ri marrëveshjeje partneriteti tregtar me nismëtarë vende si Zelanda e Re, Singapori dhe Kili.

Ministria kineze e Tregtisë vuri në dukje se Kina do të jetë plotësisht e përgatitur për të bërë pjesë në DEPA, duke kryer negociata thelbësore me anëtarët e DEPA-s dhe duke vazhduar të çojë përpara procesin e vet të anëtarësimit.

Si ekonomia e dytë digjitale më e madhe në botë, Kina po përshpejton zhvillimin digjital dhe po zgjeron hapjen institucionale në fusha të tilla si rregullat, rregulloret dhe standardet.

Në kushtet e zhvillimit të ekonomisë digjitale globale, Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të krijuar një mjedis të hapur dhe të sigurt, për të ndarë përfitimet dhe për të dhënë ndihmesë të mëtejshme, u shpreh Ministria e Tregtisë e Kinës. (Artan)