Xinhua

Xinhua

Komiteti i Përhershëm i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) organizoi një mbledhje të hënën për të diskutuar zbatimin e politikës së punësimit në plan të parë.

Wang Yang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, mori pjesë në mbledhjen e hapjes të sesionit të 23-të të Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të 13-të të KKPPK-së.

Edhe zv.kryeministri Hu Chunhua, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, mori pjesë në këtë mbledhje, ku mbajti një raport dhe dëgjoi opinionet dhe sugjerimet.

Hu u bëri thirrje autoriteteve përkatëse të zbatojnë politika dhe masa të detajuara e efektive për të stabilizuar punësimin dhe të intensifikojnë përpjekjet për të stabilizuar e shtuar punësimin, për të garantuar punësimin e grupeve kryesore, për të përmirësuar shërbimet e punësimit dhe për të mbrojtur të drejtat e punës e interesat e punonjësve, duke parandaluar dhe zbutur rreziqet potenciale në këtë fushë.

Zv.kryetari i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së Zhang Qingli, që kryesoi këtë mbledhje, u bëri thirrje këshilltarëve politikalë që të kontribuojnë me urtësinë dhe forcën e tyre në realizimin e punësimit në shkallë më të madhe dhe me cilësi më të lartë.

Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit do të diskutojnë mbi tema të ndryshme, duke përfshirë garantimin që zhvillimi ekonomik të jetë i orientuar drejt punësimit, përshtatjen e mëtejshme të politikave të punësimit në fshat dhe qytet, përmirësimin e cilësisë së punësimit dhe forcimin e sistemit për shërbimet publike të punësimit. (Xu Guang)