Foto: VCG

Foto: VCG

Banka qendrore e Kinës lëshoi të hënën 25 miliardë juanë (rreth 3.67 miliardë dollarë amerikanë) bono të bankës qendrore në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, njofton Xinhua.

Nga totali, 10 miliardë juanë me vlerë të bonove të bankës qendrore do të maturohen në tre muaj, dhe 15 miliardë juanë të tjerë do të maturohen brenda një viti, me norma interesi përkatësisht 1.9 për qind dhe 2.3 për qind, thuhet në një deklaratë të Bankë Popullore të Kinës (PBOC).

Emetimi u prit mirë nga investitorët e huaj, me ofertën totale që arriti në rreth 75 miliardë juanë, afërsisht tre herë më shumë se vlera e emetuar, tha banka qendrore.

Sipas Bankë Popullore të Kinës oferta e fortë pasqyron atraktivitetin e aktiveve të renminbi-t për investitorët e huaj dhe besimin që investitorët globalë kanë në ekonominë kineze. (Fatosi)