Foto: VCG

Foto: VCG

Thatësira e vazhdueshme dhe valët e të nxehtit kanë shkaktuar zjarre të shumta në zonat malore të komunës Chongqing të Kinës jugperëndimore, sipas departamentit komunal të publicitetit të hënën, njofton Xinhua.

Mbi 5,000 forca shpëtimi, duke përfshirë zjarrfikës, forca të armatosura dhe ekipe profesionale të shpëtimit, si dhe shtatë helikopterë janë mobilizuar për të shuar zjarret. Më shumë se 1500 njerëz janë evakuuar në vende të sigurta. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Pjesë të mëdha të Kinës kanë përjetuar valë të nxehtit kohët e fundit. Chongqing po përjeton motin më të nxehtë që nga viti 1961.

Observatori kombëtar i Kinës vazhdoi të dielën të lëshojë një alarm të kuq për temperaturat e larta, paralajmërimi më i rëndë në sistemin e tij të paralajmërimit me katër nivele. Është e 10 dita radhazi që Qendra Kombëtare Meteorologjike ka lëshuar alarmin e kuq për temperatura të larta. Valët e vazhdueshme të të nxehtit parashikohen të zbehen gradualisht duke filluar nga 26 gushti, njofton Administrata Meteorologjike e Kinës. (Fatosi)