Foto: VCG

Foto: VCG

Smart China Expo 2022 u hap të hënën në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore, duke tërhequr mbi 500 ekspozues nga brenda dhe jashtë vendit për të shfaqur arritjet e tyre më të fundit të teknologjisë inteligjente, njofton Xinhua.

Ekspozita tre-ditore, me temë "Teknologjia e zgjuar: Fuqizimi i ekonomisë, pasurimi i jetës", do të mbajë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë 20 forume, mbi 120 aktivitete të publikimit për produkte dhe teknologji të reja dhe dhjetë konkurse. Një total prej 130 kabinash ekspozitash në internet dhe gjashtë zona ekspozimi offline u krijuan për ekspozitën.

Ekspozuesit do të shfaqin në këtë ngjarje më shumë se 1,500 skenarët e tyre të aplikimit në mbi 30 fusha, duke përfshirë prodhimin inteligjent dhe transportin inteligjent. Ekspozita, e mbajtur çdo vit në Chongqing që nga viti 2018, është një platformë për të promovuar shkëmbimet globale të teknologjive inteligjente dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në industrinë e zgjuar.(Fatosi)