Në dhjetë vjetët e fundit, Kina është përqendruar në konceptin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, duke e trajtuar nismën “Një brez, një rrugë” si një platformë praktike për të promovuar zhvillimin e vazhdueshëm global, veçanërisht për të ndihmuar ekonominë e vendeve në zhvillim.

foto nga VCG

foto nga VCG

Maputo, kryeqyteti i Mozambikut, është gjithashtu një nga portet më të rëndësishme në Afrikën Lindore. Ura e Gjirit të Maputos, e ndërtuar nga Kina, ka shkurtuar kohën e lidhjes mes dy zonave nga dy orë në dhjetë minuta. Kjo është gjithashtu ura e parë e varur në Afrikë.

Në pjesën veriore të Argjentinës, në rrafshnaltën Gaochari në një lartësi prej 4000 metrash, gjenden të vendosura në rregull 1.2 milionë panele diellore fotovoltaike, duke siguruar energji elektrike për afro 100 000 familje. Edhe ky central fotovoltaik, me kapacitetin më të madh të instaluar në Amerikën e Jugut, është gjithashtu i markës "Prodhuar në Kinë".

foto nga VCG

foto nga VCG

Në Azi, hekurudha Kinë-Laos lidh kryeqytetin Vientianë me qytetin Kunming të Kinës, më shumë se 1000 kilometra larg. Sipas parashikimit të Bankës Botërore, kjo hekurudhë mund të rrisë të ardhurat e përgjithshme të Laosit me 21 %. Në një raport të kësaj Banke vihet në dukje që, deri në vitin 2030, ndërtimi i përbashkët i “Një brez, një rrugë” do ta rrisë tregtinë e vendeve pjesëmarrëse nga 2.8 % në 9.7%, duke sjellë rritjen e tregtisë globale nga 1.7%. në 6.2%, teksa 7.6 milionë veta pritet të dalin nga varfëria ekstreme dhe 32 milionë të tjerë nga varfëria relative.

Në qytetin e vogël Kamoni në Ruandë, Demas është i zënë me rritjen e kërpudhave. Që nga viti 2012, agronomët kinezë kanë trajnuar më shumë se 5000 fermerë për të rritur kërpudha të ndryshme. Demas është një prej tyre. Ai tha: "Pasi nisa këtë biznes, fitova para, bleva tokë, ndërtova një shtëpi të re dhe fëmijët e mi po studiojnë në shkolla të mira." Nga zbutja e varfërisë nëpërmjet zhvillimit industrial deri në zbutjen e varfërisë nëpërmjet turizmit ose zhvillimit të sektorit ekologjik…… Kina e ka shpërndarë përvojën e vet të nxjerrjes së afro 100 milionë vetave nga varfëria në vendet e mbarë botës.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sot, shëndetësia, zhvillimi i gjelbër, digjitalizimi, inovacioni dhe fusha të tjera janë bërë pika të reja rritjeje për bashkëpunimin në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”.

Sot, "bashkësia me fate të përbashkëta e njerëzimit" po bëhet një "pikë e nxehtë" e kërkimeve ndërkombëtare. Kina ka vendosur bashkëpunim shkencor dhe teknologjik me 84 vende dhe ka mbështetur 1118 projekte të përbashkëta kërkimore. "Ndërtimi i bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit" është shkruar shumë herë në dokumente të rëndësishme të mekanizmave shumëpalësh, si Kombet e Bashkuara.