Punëtorët e Rrjetit Elektrik Shtetëror duke kontrolluar e rregulluar kabllot në kontenë Tongjiang të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, 21 gusht 2022/ CFP

Punëtorët e Rrjetit Elektrik Shtetëror duke kontrolluar e rregulluar kabllot në kontenë Tongjiang të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, 21 gusht 2022/ CFP

Qytetet kineze kanë zbatuar një sërë masash për përballimin e valës së të nxehtit dhe për zbutjen e problemit të mungesës së energjisë elektrike e të ujit, si edhe të zjarreve në male.

Autoritetet në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore nisën të dielën reagimin emergjent të nivelit të parë, më i larti, në kushtet e temperaturave më të larta, reshjeve më të pakta dhe kërkesës më të madhe për energji qysh prej korrikut.

Reagimi emergjent kërkon që të plotësohen së pari kërkesat e banorëve, dhe pastaj ato të prodhimit industrial. Masat e kufizimit të energjisë elektrike ndaj një pjese të përdoruesve industrialë do të zgjaten deri të enjten.

Ndërkohë, Rrjeti Elektrik Shtetëror shtoi furnizimin ditor të energjisë për provincën Sichuan deri në 132 milionë kilovatorë dhe gjithsej 50 mjete të prodhimit urgjent të energjisë elektrike nga 13 krahina, përfshirë Pekinin, Jiangsu-në e Zhejiang-un, mbërritën në kryeqendrën e provincës Sichuan Chengdu.

Ndërkohë, Korporata e Investimeve Energjetike e Kinës po e shmang ujin në një lumë kryesor në Sichuan, që të sigurojë shtimin e kapacitetit të hidrocentraleve vendore.

Qyteti i varur drejtpërdrejt nga qendra Chongqing, fqinj me Sichuan-in, po përjeton valën e pandërprerë më serioze të të nxehtit qysh nga viti 1961.

Disa zjarre malore të shkaktuara nga thatësira e nxehtësia e vazhdueshme u shuan në Chongqing. Më shumë se 5 mijë veta, përfshirë zjarrfikës, pjesëtarë të forcave të armatosura e punonjës shpëtimi, si dhe shtatë helikopterë, u mobilizuan për shuarjen e zjarrëve. Mbi 1 500 banorë u evakuuan në vende të sigurta.

Në mbarë Kinën, afro 809 mijë banorë kanë vështirësi për sigurimin e ujit të pijshëm, sipas Ministrisë së Burimeve Ujore. Organet e qeverisjes vendore në krahina si Sichuan, Chongqing dhe Guizhou, po transportojnë ujë, po shtrijnë tubacionet dhe po krijojnë burime të reja ujore. (Wang Lei/ Artan)