Presidenti kinez Xi Jinping i ka dërguar një mesazh simpatie kryeministrit japonez Fumio Kishida, që është prekur nga COVID-19.

Xi Jinping-u shprehu shpresën që Kishida të shërohet sa më shpejt.

Kreu i shtetit kinez theksoi po ashtu se është i gatshëm të punojë me Kishidën për promovimin e krijimit të marrëdhënieve kino-japoneze që plotësojnë kërkesat e epokës së re, ndërsa sivjet është 50-vjetori i normalizimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Japonisë.

Edhe kryeministri kinez Li Keqiang i ka dërguar një mesazh simpatie homologut të vet japonez për infektimin me COVID-19. (Artan)