Treni me numër X9015, një tren mallrash Kinë-Evropë, u nis për në Kazakistan nga Porti Ndërkombëtar i Xian-it në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, 29 korrik 2022. (Xinhua/Li Yibo)

Treni me numër X9015, një tren mallrash Kinë-Evropë, u nis për në Kazakistan nga Porti Ndërkombëtar i Xian-it në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, 29 korrik 2022. (Xinhua/Li Yibo)

Numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë këtë vit arriti në 10 000 të dielën, 10 ditë më herët sesa u arrit kjo shifër vitin e kaluar, tregojnë të dhënat nga Grupi Shtetëror Hekurudhor i Kinës.

Sipas këtyre të dhënave, trenat kanë transportuar 972 000 kontejnerë standardë mallrash deri tani sivjet, 5 për qind më shumë se një vit më parë.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë, që qarkullojnë në 82 linja, mbërrijnë në 200 qytete të 24 vendeve evropiane, duke formuar një rrjet transporti që mbulon tërë Evropën. Ata transportojnë mbi 50 000 lloje mallrash të 53 kategorive, të tilla si automjete dhe pjesë këmbimi, veshje e aksesorë, si edhe drithëra e lëndë drusore.

Kina ka bërë përpjekje të fuqishme për të rritur kapacitetin e transportit të këtyre trenave, duke përmirësuar kanalet e transportit të brendshëm e duke bashkërenduar përmirësimet infrastrukturore me hekurudhat jashtë vendit. (Artan)