foto nga VCG

foto nga VCG

Deri të dielën, rezervuarët e lumit Jance kanë shkarkuar 980 milionë metra kub ujë në rrjedhën e poshtme për të ndihmuar në luftimin e thatësirës më të madhe të vendit, raportoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG), duke cituar Ministrinë e Burimeve Ujore.

Shkarkimi është pjesë e një plani më të gjerë të rimbushjes me ujë, duke dërguar gjithsej 1.48 miliardë metra kub ujë në rrjedhën e poshtme të lumit.

Që nga korriku, shumica e zonave të pellgut të lumit Jance kanë përjetuar temperatura të larta të shoqëruara me 45 për qind më pak reshje se në vitet e mëparshme. Sipas ministrisë, rezervuarët e lumit Jance rimbushën me 5.3 miliardë metra kub ujë rrjedhën e mesme dhe atë të poshtme të lumit në periudhën 1-15 gusht.

foto nga VCG

foto nga VCG

Deri më tani, thatësira ka prekur 2.46 milionë njerëz dhe rreth 2.2 milionë hektarë tokë bujqësore në provincat Sichuan, Hubei, Hunan, Jiangxi dhe Anhui dhe bashkinë e Chongqing-ut.

Më shumë se 809 000 veta kanë pasur vështirësi për t'u furnizuar me ujë të pijshëm në mbarë vendin, treguan të dhënat nga Ministria e Burimeve Ujore. Shumica e tyre janë në provincat e brendshme e jugore.

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjithsej 1.35 miliardë juanë (198 milionë dollarë) janë dhënë për kontrollin e përmbytjeve dhe zbutjen e pasojave të thatësirës që nga 18 gushti, sipas Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Organet e qeverisjes në nivel province po zgjatin ujësjellësit dhe po kërkojnë burime të reja uji, sipas një raporti tjetër të CMG-së.