Foto:VCG

Foto:VCG

Observatori kombëtar i Kinës vazhdoi të dielën të lëshojë një alarm të kuq për temperatura të larta, paralajmërimi më i rëndë në sistemin e tij të paralajmërimit me katër nivele, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë ende në shumë rajone të nivelit provincial, njofton Xinhua. Është dita e 10-të radhazi që Qendra Kombëtare Meteorologjike ka lëshuar alarmin e kuq për temperatura të larta. Sipas qendrës gjatë ditës së dielë, pjesë të Gansu, Shaanxi, Henan, Anhui, Jiangsu, Shanghai, Hubei, Hunan, Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Sichuan, Chongqing, Guizhou, Yunnan, Guangdong dhe Guangxi kanë përjetuar temperatura të larta prej 35 deri në 39 gradë Celsius.

Në disa zona të Shaanxi, Sichuan, Chongqing, Hubei, Hunan, Anhui, Jiangxi dhe Zhejiang, temperaturat mund të kalojnë 40 gradë Celsius, tha qendra.

Qendra këshilloi autoritetet lokale të marrin masa emergjente kundër valëve të të nxehtit, të pezullojnë punën në natyrë të ekspozuar ndaj temperaturave të larta, t'i kushtojnë vëmendje sigurisë nga zjarri dhe të kujdesen veçanërisht për grupet e cenueshme.

Valët e vazhdueshme të të nxehtit që përfshiu pjesë të mëdha të Kinës parashikohet të zvogëlohen gradualisht duke filluar nga 26 gushti, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës. (Fatosi)