Foto nga Universiteti i Teknologjisë Kimike të Pekinit

Foto nga Universiteti i Teknologjisë Kimike të Pekinit

Studiuesit kinezë së fundmi kanë zhvilluar dhe prodhuar këpucë të degradueshme me bazë bio, të cilat janë të qëndrueshme për përdorim të përditshëm dhe mund të degradohen shpejt në kushtet e kompostimit, sipas “China Science Daily”.

Ekipi hulumtues nga Universiteti i Teknologjisë Kimike të Pekinit fillimisht zhvilloi një gome poliesteri me bazë bio dhe e përdori atë si material për pjesën e poshtme të këpucëve, me pjesë të tjera të bëra nga fibra kërpi, fibra bambuje dhe lateksi i kërcellit të misrit, citon “Xinhua”. Ekipi, i kryesuar nga Zhang Liqun, një akademik në Akademinë Kineze të Inxhinierisë, ka përfunduar prodhimin e testit pilot. Ekipi ka filluar prodhimin në shkallë të vogël të këpucëve të tilla dhe do të punojë me ndërmarrjet për të realizuar prodhimin masiv.

Foto nga Universiteti i Teknologjisë Kimike të Pekinit

Foto nga Universiteti i Teknologjisë Kimike të Pekinit

Mungesa e materialit gomë të biodegradueshme ka kufizuar zhvillimin e këpucëve të degradueshme në Kinë dhe rreth 1 miliard palë këpucë hidhen çdo vit, duke paraqitur një kërcënim për mjedisin. (Elona)