Dalja jashtë shtëpisë nuk është një detyrë e thjeshtë për nënat e reja. Për Huang Ling-un, mund të jetë shumë e vështirë që të ndërrojë pelenat e djalit të vet 8-muajsh kur shkon në qendrën tregtare.

"Ndonjëherë, thjesht gjej një cep në tualet për të ndërruar pelenat e fëmijës," thotë nëna 33-vjeçare që jeton në qytetin Fuzhou të Kinës jugore. "Mund të jetë më e sigurt nëse gjej ndonjë dhomë të kujdesit për foshnjat dhe e vendos tim bir në ndonjë tavolinë të fortë me një mbajtëse të sigurt që të mos bjerë."

Në vitin 2019 kishin afro 2600 dhoma të kujdesit për foshnjat në Kinë, kryesisht të përqendruara në qytetet kryesore si Pekini, Shangai dhe Guangdong-u, sipas të dhënave nga “Amap”, një kompani që ofron shërbimet e navigimit dhe hartës dixhitale.

Një dhomë të kujdesit për foshnjat në Guangzhou, kryeqendër të provincës Guangdong, në Kinën jugore. 21 mars, viti 2019/VCG

Një dhomë të kujdesit për foshnjat në Guangzhou, kryeqendër të provincës Guangdong, në Kinën jugore. 21 mars, viti 2019/VCG

Në të paktën dhjetë qytete të Kinës nuk ka asnjë dhomë të kujdesit për foshnjat, e cila mund të sjellë lehtësi dhe ndjenjë sigurie në vendet publike për nënat me foshnja në gji. Hapësirat private u lejojnë atyre që të ushqejnë foshnjat ose t’u ndërrojnë pelenat.

Një dhomë moderne e kujdesit për foshnjat është e pajisur zakonisht me tavolina ndërrimi dhe lavaman. Në versionet më luksoze të tyre ka edhe makina automatike pelenash dhe furrë me mikrovalë për ngrohjen e qumështit dhe ushqimit.

Në vitet e fundit, autoritetet në mbarë Kinën kanë inkurajuar shtimin e dhomave të kujdesit për foshnjat në vendet publike.

Një dhomë të kujdesit për foshnjat në aeroportin ndërkombëtar Changchun Longjia, provincë Jili të Kinës, 23 tetor, 2021/VCG

Një dhomë të kujdesit për foshnjat në aeroportin ndërkombëtar Changchun Longjia, provincë Jili të Kinës, 23 tetor, 2021/VCG

Në vitin 2021, autoritetet kineze të shëndetësisë nxorën Planin e Veprimit për Promovimin e Ushqyerjes me Gji (2021-2025), në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e rëndësisë së ushqyerjes me gji.

Ky plan bën thirrje për ndërtimin e dhomave të kujdesit për foshnjat në zonat publike me shumë njerëz, si nyjat e transportit, qendrat tregtare dhe parqet. Deri në vitin 2025, mbi 80 % e zonave publike duhet të kenë dhoma të kujdesit për foshnjat, sipas planit.

Qytetet në tërë Kinën po përpiqen për ndërtimin dhe përmirësimin e dhomave të kujdesit për foshnjat, për të ofruar një mjedis më të mirë për kujdesin e nënave ndaj foshnjave të tyre jashtë shtëpisë.

Vitin e kaluar, qyteti i Tianjin-it i Kinës Veriore përcaktoi rregullat për ndërtimin e dhomave të kujdesit për foshnjat në hapësirat publike.

Në gusht të vitit 2022, Guangzhou në jug të Kinës u bë qyteti i parë me mbulim të plotë me dhoma të kujdesit për foshnjat në vendet publike, si qendrat tregtare, parqet dhe stacionet e metrosë.

"Vajtja në dhomën e kujdesit për foshnjat mund të quhet si një veprimtari familjare nëse kjo dhomë është e pajisur shumë mirë dhe e rehatshme. Me më shumë lehtësi për bebet në të ardhmen, prindërit do të kenë më shumë dëshirë për t’i nxjerrë foshnjat e tyre jashtë shtëpisë," tha Han.

Një dhomë të kujdesit për foshnjat në një qendër tregtare të qytetit të Kinës jugore, Guangzhou.10 prill, vitit 2019/VCG

Një dhomë të kujdesit për foshnjat në një qendër tregtare të qytetit të Kinës jugore, Guangzhou.10 prill, vitit 2019/VCG

Luo Kejing, një programues 28-vjeçar në Pekin, sapo u bë baba. Ai tha se, përveçse në aeroportet dhe stacionet hekurudhore, dhomat e kujdesit për foshnjat janë të nevojshme edhe në parqet e fëmijëve.

"Dhomat e kujdesit për foshnjat në parqet e fëmijëve mund të mirëpriten nga familjet me shumë fëmijë. Kur fëmijët më të mëdhenj luajnë, edhe ndaj më të vegjëlve duhet kujdes. Prandaj dhomat e kujdesit për foshnjat mund të jenë jashtëzakonisht të përshtatshme për familjet," tha Luo.

Më tej ai shtoi: "Gjithashtu, shpresoj se në të ardhmen mund të shikoj vendndodhjen e dhomave të kujdesit për foshnjat në aplikacionet e hartave në celular, që të zgjedhim të shkojmë në mjedise argëtimi me dhoma të kujdesit për foshnjat "(Xu Guang)