Në dhjetë vjetët e fundit, vëllimi i transportit detar të mallrave në 11 portet ndërkombëtare të Kinës bregdetare u shtua me 60 %. Rrjeti i shërbimeve detare lidhet me portet e mbi 100 vendeve dhe rajoneve.

Në kontinentin euroaziatik, numri i trenave të mallrave Kinë-Europë është shtuar shumë. Tani çdo ditë nisen mesatarisht 42 trena ndërmjet Kinës dhe mbi 190 qyteteve evropiane.

Në kohët e sotme, Kina është e lidhur shumë thellë me botën e jashtme. Çdo minutë, mallra me vlerë mbi 73 milionë juanë dalin jashtë Kinës ose hyjnë në Kinë.

Sot Kina është jo vetëm "fabrika e botës", por edhe "tregu i botës". Në shtator të çdo viti, kur Kina organizon Ekspozitën e Importit, shumë mallra botërore, si helikopterët gjermanë, buka italiane, kafeja e Vanuatus, mjalti i Zelandës së Re etj. grumbullohen në Shangai të Kinës.

Në dekadën e fundit, Kina u hap më tej ndaj botës, duke krijuar raste nëpërmjet hapjes dhe duke kapërcyer vëshirësitë nëpërmjet bashkëpunimit. (Xu Guang)