Kina thekson rigjallërimin e Verilindjes në përpjekjet për begatinë e përbashkët
2022-08-20 11:15:22

Pas fitores së luftës kundër varfërisë absolute dhe përmbushjes së objektivit të njëqindvjetorit të parë të ndërtimit të një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet, fraza "begati e përbashkët" është bërë më e rëndësishme, teksa Kina ka vendosur të përmirësojë jetën e më shumë banorëve të saj.

"Modernizimi i stilit kinez është modernizim me begati të përbashkët dhe lumturi për të gjithë, jo vetëm për disa," theksoi presidenti Xi Jinping në një inspektim në provincën Liaoning të Kinës Verilindore.

Gjatë vizitës së tij dyditore që nisi të martën, presidenti Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), bëri thirrje për bashkërendimin e reagimit ndaj COVID-19 me zhvillimin ekonomik e shoqëror, duke balancuar nevojat e zhvillimit dhe të sigurisë, duke zbatuar filozofinë e re të zhvillimit dhe duke promovuar me vendosmëri zhvillimin me cilësi të lartë.

Verilindja e Kinës, e përbërë nga tre provinca: Heilongjiang, Jilin dhe Liaoning, ka qenë një qendër e zhvilluar e industrive tradicionale, si prodhimi i çelikut, automjeteve, avionëve e anijeve, dhe rafinimi i naftës. Megjithatë, e prekur nga problemet e rrënjosura thellë, si plakja e popullsisë, ulja e investimeve dhe largimi i talenteve, ekonomia e këtij rajoni pati një rënie të madhe.

Në vitin 2003, Komiteti Qendror i PKK-së nisi një strategji të rigjallërimit të këtij rajoni, ndërsa në vitin 2016, rishqyrtoi një plan veprimi me masa të fokusuara mbështetëse.

Duhet të bëhen përpjekje për të promovuar begatinë e përbashkët për të gjithë, për të përmirësuar modernizimin e sistemit e aftësisë qeverisëse dhe për të thelluar vetëqeverisjen rigoroze të Partisë, u tha Xi zyrtarëve të provincës Liaoning gjatë vizitës. (Xu Guang)