VCG

VCG

Distrikti Beibei në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore regjistroi një temperaturë të lartë rekord prej 45 gradë Celsius në orën 16:00 të së enjtes, njoftoi “Xinhua”. Në atë kohë, mbi 30 rrethe dhe qarqe në Chongqing kishin raportuar temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Të enjten, Chongqing lëshoi një alarm të kuq për temperaturat e larta, i teti në rajon që nga fillimi i verës.

VCG

VCG

Që nga korriku i këtij viti, Chongqing ka llogaritur më shumë se 33 ditë me temperatura mbi 35 gradë Celsius. Temperatura mesatare në komunë ishte 2.6 gradë Celsius më e lartë se në të njëjtën periudhë të viteve të kaluara. Parashikimet e motit tregojnë se valët e të nxehtit do të vazhdojnë të shpërthejnë në të gjithë Chongqing gjatë javës së ardhshme. (Elona)