VCG
Transporti ajror i mallrave në Kinë është rikthyer në normalitet kohët e fundit. Në korrik, industria e aviacionit civil transportoi gjithsej 539,000 tonë mallra, një rritje prej 28.3 për qind krahasuar me prillin, tha në një konferencë shtypi Liang Nan, drejtor i departamentit të transportit të Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, bëri të ditur “Xinhua”.
Gjatë periudhës janar-korrik, industria në tërësi përfundoi 163,000 fluturime transporti mallrash, duke përfshirë 117,000 fluturime ndërkombëtare.
VCG
Liang tha se kapaciteti i ngarkesave ajrore për të mbështetur zinxhirët industrialë dhe të furnizimit është rritur ndjeshëm pasi shumë firma të logjistikës së aviacionit kanë zgjeruar shërbimet e synuara për firmat që kanë nevojë për shpërndarjen e papenguar të furnizimeve gjatë shpërthimeve të Covid 19. Aeroporti “Ezhou Huahu” në provincën Hubei të Kinës qendrore, aeroporti i parë profesional i qendrës së ngarkesave në Azi, u vu në funksion në korrik dhe do të rrisë konkurrencën ndërkombëtare të logjistikës së aviacionit të Kinës, sipas Liang. (Elona)