Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi drejtoi të enjten përmes video Mbledhjen e Koordinimit mbi Zbatimin e Veprimeve Vijuese të Konferencës së 8-të Ministriale të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë/ foto nga MPJ e Kinës

Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi drejtoi përmes video-linkut Mbledhjen e Koordinimit mbi Zbatimin e Veprimeve Vijuese të Konferencës së 8-të Ministriale të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, më 18 gusht 2022 / foto nga MPJ e Kinës

Kompanitë kineze i kanë shtuar deri tani këtë vit me afro 2.2 miliardë dollarë amerikanë investimet e tyre në vendet afrikane, u tha në një mbledhje që përgjithësoi përparimin e bashkëpunimit Kinë-Afrikë.

Mbledhja u drejtua nga ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, që shpalli nëntë programet e Kinës në bashkëpunim me vendet afrikane, të cilat përfshijnë infrastrukturën, si edhe përballimin e krizës ushqimore, të COVID-19 dhe të ndryshimit të klimës.

Kreu i diplomacisë kineze vuri në dukje se Kina u ka ofruar afro 190 milionë doza vaksinash kundër COVID-19 27 vendeve afrikane dhe se kapaciteti i bashkëprodhimit të vaksinave në Afrikë mund të arrijë në 400 milionë doza.

Wang shtoi se selia e Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të Afrikës, e ndërtuar me ndihmën kineze, do të përurohet në fillim të vitit të ardhshëm. (Wang Lei/ Artan)