Një konteiner në qendrën e mallrave të Urumqit u ngarkua në tren për në Uzbekistan/ foto nga "People Vision"

Një konteiner në qendrën e mallrave të Urumqit u ngarkua në tren për në Uzbekistan/ foto nga "People Vision"

Tregtia e jashtme e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore arriti në afro 116 miliardë juanë, ose rreth 17 miliardë dollarë amerikanë, në shtatë muajt e parë të këtij viti, mbi 38 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Doganat e kryeqendrës së Xinjiang-ut, Urumqi, bënë të ditur se tregtia e këtij rajoni me vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” u shtua me 44 për qind dhe kapi vlerën 105 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe, duke zënë 90 për qind të vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit të Xinjiang-ut.

Vëllimi i tregtisë me anëtarët e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) arriti në 6.3 miliardë juanë, me një rritje prej 20 për qind.

Kirgizistani ishte partneri më i madh i Xinjiang-ut gjatë kësaj periudhe, me një vlerë tregtie 40 miliardë juanë, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhe të vjetshme. (Wang Lei/ Artan)