Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një letër urimi Konferencës Botërore të Zhvillimit të Arsimit Profesional e Teknik, e cila u hap të premten në qytetin kinez të Tianjin-it.

Në letrën e tij, Xi vuri në dukje se arsimi profesional është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik-shoqëror dhe ka një rëndësi të madhe për nxitjen e punësimit dhe sipërmarrjes, shtimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe përmirësimin e mirëqenies së njerëzve.

Kina nxit në mënyrë aktive zhvillimin me cilësi të lartë të arsimit profesional dhe mbështet shkëmbimet dhe bashkëpunimin në këtë fushë me vendet e tjera, vuri në dukje presidenti Xi.

Sipas tij, Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera të botës për të forcuar mësimin nga njëri-tjetri, kontributin e përbashkët dhe përfitimet e ndërsjella, për të zbatuar bashkërisht Nismën e Zhvillimit Global dhe për të dhënë kontribut për përshpejtimin e zbatimit të Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së.

Konferenca, me temë "Zhvillimi i arsimit profesional dhe teknik në epokën pas pandemisë - Ndryshime të reja, mënyra të reja dhe aftësi të reja", bashkorganizohet nga Ministria kineze e Arsimit dhe Bashkia e Tianjin-it. (Artan)