Përurimi i hekurudhës Mombasa-Najrobi në Kenia, e ndërtuar me teknologji kineze, 30 maj 2017. /CFP<br><br>

Përurimi i hekurudhës Mombasa-Najrobi në Kenia, e ndërtuar me teknologji kineze, 30 maj 2017. /CFP

I ashtuquajturi "kurthi i borxhit kinez" është një gënjeshtër e sajuar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore për të shmangur përgjegjësinë dhe fajin, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

"Thëniet e tyre kundër Kinës janë thjesht të pabaza," theksoi Wang në përgjigje të akuzës së sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Afrikë.

Zëdhënësi vuri në dukje se, vitet e fundit, vendet në zhvillim kanë huajtur kryesisht nga kreditorët komercialë perëndimorë dhe institucionet shumëpalëshe.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme të ulëta duhet të bëjnë pagesa principali dhe interesi me vlerë 940 miliardë dollarë në shtatë vjetët e ardhshëm, duke përfshirë 356.6 miliardë dollarë për kreditorët komercialë perëndimorë dhe 273 miliardë dollarë për institucionet shumëpalëshe, 67 për qind e vlerës së përgjithshme të pagesave të detyrimeve. Vetëm 14 për qind e vlerës së përgjithshme të pagesave të tyre, ose 130.8 miliardë dollarë, do të shkojnë për qeverinë dhe institucionet komerciale kineze.

Përveç kësaj, kreditë sovrane të dhëna nga Kina kanë një normë interesi fikse, ndërsa kreditorët komercialë perëndimorë shpesh përdorin norma interesi të luhatshme. Në kohën kur kursi i këmbimit të dollarit amerikan hyn në ciklin e rritjes, vendet debitore po përballen me presion në rritje për ripagimin, theksoi zëdhënësi.

Wang vuri në dukje se kreditorët komercialë perëndimorë dhe institucionet shumëpalëshe nuk kanë qenë pjesë e përpjekjeve globale për lehtësimin dhe pezullimin e shërbimit të borxheve.

Kina ka zbatuar Nismën e Pezullimit të Shërbimit të Borxheve të G20-s dhe është kontribuuesja më e madhe në këtë përpjekje.

Të enjten, këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi njoftoi se Kina do të heqë dorë nga 23 kreditë pa interes për 17 vende afrikane që ishin maturuar deri në fund të vitit 2021.

"Kina do të vazhdojë të mbështesë dhe të marrë pjesë në mënyrë aktive në ndërtimin e infrastrukturës kryesore në Afrikë me anë të financimit, investimeve dhe ndihmës," tha ai në një mbledhje ku u shqyrtua përparimi i bërë në bashkëpunimin Kinë-Afrikë. (Artan)