Foto nga VCG

Zëvendëskryeministri kinez Han Zheng ka kërkuar mbështetje më të fortë politike dhe përpjekje solide për të siguruar furnizimin me energji dhe energji elektrike në vend. Han i bëri komentet të mërkurën gjatë një vizite inspektimi në Korporatën Shtetërore të Rrjetit të Kinës.

Duke nënvizuar rëndësinë e furnizimit me energji për stabilitetin social dhe ekonomik, Han tha se puna në këtë sektor është aktualisht në një kryqëzim kritik, pasi furnizimi dhe kërkesa për energji elektrike në Kinë kanë shënuar vazhdimisht nivele rekord për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit në disa rajone, citon “Xinhua”.

Duhet të bëhen përpjekje për të forcuar koordinimin në të gjithë vendin, për të siguruar furnizimin me energji elektrike për rajonet kryesore, banorët, sektorin e shërbimit publik dhe industritë kryesore dhe për të parandaluar racionimin e energjisë, tha zëvendëskryeministri.

Han tha se vendi gjithashtu do të forcojë mbështetjen e politikave dhe do të marrë masa të shumanshme për të ndihmuar ndërmarrjet të përballojnë vështirësitë. (Elona)