Foto nga VCG

Kina synon që deri në vitin 2025, mbi 15 për qind e popullsisë së saj të bëhet e arsimuar shkencërisht, sipas një plani të ri kombëtar për popullarizimin e teknologjisë shkencore.

Plani i publikuar këtë javë e vendos objektivin e vitit 2025 në 5 pikë përqindjeje mbi shifrën e vitit 2020. Përqindja e qytetarëve kinezë me njohuri shkencore ishte 10.56 për qind në vitin 2020, duke tejkaluar objektivin prej 10 për qind të vendosur në Planin e 13-të pesëvjeçar të vendit (2016-2020), bën të ditur “Xinhua”.

Shkrim-leximi shkencor i referohet frymës së aspiratës shkencore, njohurive bazë të shkencës dhe metodave shkencore, si dhe aftësisë për t'i zbatuar ato në analizë dhe në zgjidhjen e problemeve.

Në vitet e ardhshme, Kina do të rrisë më tej përpjekjet për të zhvilluar një mekanizëm të larmishëm investimi dhe më shumë baza arsimore për popullarizimin e shkencës, sipas planit, i cili u përpilua nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë dhe departamente të tjera. (Elona)